Connect with us

Lajme

Kurti për Ramën: Ne kemi dallime të mëdha sa i përket qëndrimeve ndaj presidentit të Serbisë

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti, ka folur edhe për raportet që i ka me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kurti në konferencën për media tha se kanë dallimë të mëdha rreth qëndrimeve ndaj presidentit të Serbisë.

“Është e qartë që ka kohë se me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Ramën, që ne nuk kemi të njëtin qëndrim sa i përket presidentit të Serbisë. Pra, kjo është një pikë e rëndësishme në të cilën ne dallojmë fortë. Fatkeqëisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh unë nuk jam në gjendje ta them”.

Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen për luftën çlirimtare dhe kundër Serbisë.

“Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër Serbisë, e cila është kundër nesh.Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë”.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se të dyja vendet nuk kanë të drejtë të dallojnë karshi Beogradit.

Kurti ndër të tjera tha se Rama po mundohet që krimet e Serbisë t’i lokalizojë në figurën e Millosheviqit.

“Kosova dhe Shqipëria, nuk e kanë jo vetëm luksin, por as edhe të drejtën që të dallojnë karshi Beogradit.Unë besoj që mospajtimet tona vijnë nga ky dallim. Dallimi thelbësor është qëndrimi që kemi unë dhe kryeministri i Shqipërisë, për presidentin e Serbisë”.

“Ai po përpiqet që krimet e Serbisë, t’i lokalizojë në figurën e Millosheviqit. Kjo është e padrejt nga Kosovës dhe kombit shqiptar”.

“Andaj, edhe kryeministrit të Shqipërisë po sidomos Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Kosovës, rezolutën për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovës, ta bëj edhe Kuvendi i Shqipërisë”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK