Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Luigi Febbrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.
Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur edhe ish-trajneri i famshëm i Italisë, kampioni i botës Marcello Lippi, i cili ka shpjeguar posaçërisht për FSHF.org edhe rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme. Figura të botës së njohur të futbollit do të shpjegojnë në ditët në vijim rëndësinë e përgatitësit atletik në stafin e skuadrave.
Kujtojmë se sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre por edhe në stolin e saj teknik.
Për të gjithë personat e interesuar të cilët duan të regjistrohen në këtë kurs, format e komunikimit janë si më poshtë:
E-mail: [email protected]
Nr. tel: +355 68 404 0033
























