Kosovë
Krasniqi në Hagë/ Pedagogia e njohur: Mu mbushën sytë me lot kur ju lexua aktakuza

Pedagogia e njohur Ilirjana Kuçana ka reaguar në lidhje me thirrjen nga tribunali i Hagës të Jakup Krasniqit.
Ajo ka shkruar se i janë mbushur sytë me lot në momentin që i janë lexuar aktakuzat.
Statusi i saj:
E turpshme mënyra si u mor dhe si po trajtohet një nga njerëzit më elitar të politikës së shtetit të Kosovës.
Sot doli para Tribunalit të Hagës një njeri si Jakup Krasniqi, atdhetar dhe njeri aktiv në politikë duke mbajtur poste të larta si kryetar i parlamenti të Kosovës.
Një njeri që vjen nga bota akademike si pedagog dhe që ka mbi supe 10 vite burg të paligjshëm kur Kosova ishte nën ndikimin serb.
Njeri aktiv në luftën për liri të UÇK si zëdhënësi politik i saj.
U mor forcërisht nga forcat speciale si të ishte një kriminel me rrezikshmëri të lart shoqërore pavarësisht se deri më sot asetin më të rrezikshëm ka pasur fjalën e tij.
Mu mbushën sytë me lot kur ju lexua aktakuza dhe mu rrënqeth mishi nga mënyra dinjitoze si ai u deklarua para tribunalit. Sot pash Pashko Vasa-n gjallë kur e mbrojti me aq ithtari kombësinë e tij Shqiptare!




















