Connect with us

Kosovë

Kosovë/ Votohet për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe ​Podujevë

Publikuar

zgjedhjet kosove

Në dy Komuna në Kosovë, rrespetkivisht Qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës dhe Podujevës, sot zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

Në gatë për të parinë e Mitrovicës së Veriut janë Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit.

Edhe komuna e Podujevës, ka mbetur pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK