Lajme
Konfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit, Rama: Proces absurd

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Rama tha se ky është një proces absurd që nuk e cenon luftën e UÇK-së.
Pas konfirmimit të aktakuzave, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.
Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj
— Edi Rama (@ediramaal) November 5, 2020
Reagimi i plotë:
Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare!
Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.
.



















