Lajme
Komuna e Tetovës i ngjan një fabrike, ja sa të punësuar ka

Komuna e Tetovës duket se i ngjan një fabrike prodhimi nëse shohim numrin e të punësuarve në këtë Komunë.
“Komuna e Tetovës ka më së shumti të punësuar brenda administratës. 420 të punësuar çdo muaj nënshkruaj afër 12 milionë denarë për pagat e të punësuarve”, deklaroi Teuta Arifi në Click Plus.
Arifi pranoi se ky numër i të punësuarve është shumë i madh por theksoi se nuk mund të bëj ndonjë zgjidhje që të reduktoj këtë numër./Zyrtare.net
















