Connect with us

Uncategorized

Klani mafioz kërcënoi Abazoviqin, i mandatuari për kryeministër: Të mbrohet urgjentisht

Published

on

Zdravko Krivokapiq, i cili është i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi ka reaguar pas kërcënimeve kundër Dritan Abazoviqit duke kërkuar që të vihet në mbrojtje urgjentisht.

“Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut. Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë.

Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviqit, por edhe qytetarëve të tjerë të vendit tonë” deklaroi ai.

Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikiq denoncoi sot se një klan mafioz kërcënoi Abazoviqin dhe familjen e tij me eliminim fizik.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK