Connect with us

Lajme

Këta janë dy myslimanët “heronj” që ndihmuan të plagosurit dhe policët mbrëmë në Vjenë

Publikuar

Atletët turq Mikail Özen dhe Rexhep Tajip Gyltekin janë dy personat që mbrëmë në mënyrë vullnetare dolën në rrugët e Vjenës për të ndihmuar të plagosurit pas sul mit ter rorist.

Dy shtetas turq, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të ndihmuar të plagosurit në mesin e tyre edhe një oficer policie.

“Vjena po flet për këta dy të rinj heronj turq. Dy atletë të quajtur Mikail Özen dhe Rexhep Tajip Gyltekin shpëtuan një grua në mes të su lmit te rr orist dhe ndihmuan policinë e plagosur. U deklarua se Rexhep Tajip Gyltekin gjatë këtij akti heroik ka mbetur i plagosur”, shkruhet në rrjete sociale për dy turqit muslimanë.

Qeveria austriake tani ka konfirmuar se pesë persona kanë vd ekur, përfshirë një su lmues të dyshuar i cili u qëllua për vdekje nga policia.

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se civilët janë dy burra dhe dy gra, të cilët vd iqën nga plagët e marra pas sul mit në Vjenë, raporton TheGuardian.

Gjithashtu u raportua se shtatëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmshme në kryeqytetin austriak.

Ndryshe, Austria ka shpallur tre ditë zi duke filluar nga sot, pas su lmit. Një minutë heshtje do të bëhet në mesditë për të kujtuar viktimat dhe flamujt në ndërtesat zyrtare do të valëviten në gjysmë shtizë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK