Lajme
Kështu kujdeset Artan Grubi për shqiptarët, 90 mijë euro për Tunën, 0 për alfabetin

Faton Fazliu nga partia Alternativa njëherit dhe ish shef i kabinetit të ministrit të kulturës, ka reaguar pas informacioneve se Qeveria nuk ka lëshuar asnjë denarë për Ditët e Alfabetit, ndërsa për këngën e Tunës është paguar shuma prej 90.000 euro.
Ja postimi i plotë
“Meqë nga Instituti deklaruan se sivjet nuk kanë marrë asnjë denarë nga Qeveria për “Ditët e alfabetit”, ndërsa për një këngë të Tunës u raportua se Artan Grubi ka paguar 90.000 euro, i bie të themi se kështu kujdeset Artan patrioti për alfabetin tonë. 90.000 euro për Tunën dhe 0 euro për Alfabetin, BDI-ka emër ‘Korrupsion’’, ka shkruar kështu në reagimin e tij Faton Fazliu./ Infoshqip.com
.
















