Lajme
Kërkesa për azil në BE, Shqipëria e dyta në botë

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Azilantëve, aplikimet totale për azil arritën në 655, me një rritje prej 62% në krahasim me gushtin, duke u përmendur dhe nga raporti si një nga shtetet me rritjen më të lartë mujore në përqindje.
Për 9-mujorin, thuhet në raport, aplikimet për azil arritën gjithsej në gati 5 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë rënë me 72%, për shkak të situatës së krijuar në mbarë botën nga pandemia e koronavirusit, çka ka bërë që shtetet e Bashkimit Evropian të kufizojnë hyrjet e shtetasve jo të BE-së.
Ndonëse në rënie në raport me vitin e kaluar, aplikimet për azil nga shqiptarët vijojnë të mbeten më të lartat në rajon dhe në raport me popullsitë përkatëse, Shqipëria vijon të mbetet e dyta në botë në aplikimet për azil në shtator me 23 aplikime për 100 mijë banorë, pas Sirisë, që ka 37 aplikime për 100 mijë banorë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
.





















