Sport
Janari muaji ideal për transferimin e Giroud te Interi!


Janë gjithmonë e më të paktat minutat në fushën e lojës për Olivier Giroud, i cili në kampionat është aktivizuar vetëm dy here si zëvendësues nga trajneri Frank Lampard. Me situatën e krijuar, 34-vjeçari po merr gjithmonë e më shumë në konsideratë largimin nga “Blutë e Londrës”. Kontrata e francezit përfundon në 2021-in dhe klubi për të mos e humbur sulmuesi me parametër zero mund ta shesë atë gjatë meraktos së janarit, me Interin që është gati të përfitojë nga kjo situatë. Trajneri i italianëve Conte e dëshironte Giroud që gjatë verës, por palët nuk gjetë gjuhën e përbashkët. Merakto e dimrit mund të jetë koha e duhur që numri një i stolit zikaltër të marrë sulmuesin që dëshironte.






















