Connect with us

Lajme

Ja kush është sulmuesi i vrarë në Vjenë me origjinë nga Maqedonia, flet ministri austriak

Publikuar

Ministri i mbrojtjes së Austrisë ka dalur me një deklaratë, ku ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit që kreu aktin terrorist mbrëmë në Vjenë.

Karl Neahmmer tha se bëhet fjalë për një 20 vjeçar me dy shtetësi, i lindur në Austri.

“Bastisjet e gjera në lidhje me sulmin terrorist ndodhën sonte. pas përfundimit të 15 kontrolleve në shtëpi dhe kështu disa arrestime, ne gjithashtu mund të japim numrin e identitetit të vrasësit të njohur. Vrasësi është një shtetas austriak 20 vjeç me dy shtetësi. Emri i tij është Kujtim”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mediat të ndryshme kanë raportuar se bëhet fjalë për Kujtim Fejzullain , 20 vjeçar nga Tetova, cili edhe më parë kishte patur qëllime terroristike. Ai më parë kishte vuajtur dënim me burg prej 22 muajve përshkak se kishte tentuar të udhëtojë në Siri për t’iu bashkangjitur grupit të shtetit islamik. Ai u burgos në prill të vitit të kaluar por u lëshua në dhjetor.

NA NDIQ NË FACEBOOK