Connect with us

Lajme

Infektohet me koronavirus ministrja e Ekonomisë në Shqipëri, Anila Denaj

Publikuar

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë Anila Denaj është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo më anë të një postimi në Facebook.

“Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, shkruan ajo, transmeton Klan Kosova.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK