Connect with us

Lajme

Ilaçi Favira këtë javë do të jetë nëpër farmacitë e Maqedonisë së Veriut

Publikuar

Agjencia për ilaçe ka miratuar importin e ilaçit “Favipiravir” që është kundër viruseve, por së fundi po kërkohet edhe nga të sëmurët me Kovid-19.
Sipas njoftimit të agjencisë, ilaçi pritet të mbërrijë në vend nga dita e hënë, përcjell INA.

Importi i këtyre medikamenteve të lejuara tashmë do të jetë nga Japonia dhe Turqia.

Por për përdorimin e tij do të ketë procedurë përmes rekomandimeve të mjekëve dhe farmacistëve. Ky medikament deri tani nuk ishte në Maqedoni dhe se ai porositej në të zezë nga Kosova, me çmime prej 100 deri 300 euro. (INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK