Lajme
Humbja më e madhe, armenët i bëjnë surprizën e hidhur azerëve në male (VIDEO)

Lufta vijon të shkaktojë një numër të madh viktimash nga të dyja anët në Nagorni Karabakh, ndërsa ushtria e Azerbajxhanit ka marrë tashmë 40% të territorit të pushtuar nga armenët.
Fronti është transferuar në rajonin e Shushash, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit të Republikës së vetëshpallur të Artsakh.
Lufta është duke u zhvilluar në male, ku armenët u tërhoqën pasi ushtria e Azerbajxhanit mori brenda pak ditësh rajonet fushore në Fizuli, Zengilan dhe Jebrayil.
Përballja në zonën e fortifikuar prej vitesh nga armenët po i shkaktojnë dëme të mëdha ushtrisë azere, e cila po tenton të marrë qytetin simbol të Shushas.
Ushtria armene ka publikuar sëfundmi pamje të filmuara me dron ku duket një numër i madh mjetesh të Azerbajxhanit si edhe ushtarësh të vrarë. Duket se bëhet fjalë për një pritë në një rrugë malore. Kjo është humbja më e madhe që Azerbajxhani ka pësuar në këtë përballje.
VIDEO:
Video possibly showing another Azerbaijani An-2 being shot down. Obviously, the guy in the video didn’t shoot it down. 1823/https://t.co/8OMUXxvLFJ pic.twitter.com/sIgq8FrzUg
— Rob Lee (@RALee85) November 5, 2020
.





















