Connect with us

Lajme

Humb jetën 20 vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës

Publikuar

Një 20 vjeçare nga fshati Zhulat ka humbur jetën pas lindjes në maternitetin e Gjirokastrës.

Ajo ka shkuar në maternitet me dhimbje të forta rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë është futur në sallën e operimit, mirëpo fëmija sipas mjekëve ka qenë në pozicion kryq gjë e cila ka sjellë probleme dhe ndërlikime për nënën.

Ka qenë fëmija i parë për 20 vjeçaren. Shkaqet e vdekjes së saj nuk dihen ende pritet kryerja e ekspertizës mjekoligjore, shkruan oranews.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK