Lajme
Hoxha thumbon ASH-në: Mos u merreni me Prespën, shihni çfarë gjuhe flasin funksionarët tuaj

Mjerrim i propagandës partiake përmes “partaleve”- Kështu e ka quajtur një kronike të portalit news33, ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, e cila kronikë kishte të bënte në lidhje me situatën e shqiptarëve në Prespë.
“Të bësh lajm për asimilim inekzistent në Prespë kur botërisht dihet se gjuha, kultura dhe traditat autoktone mbahen edhe sot e kësaj dite nga gjithë shqiptarët në Prespë si dhe gjitha rajonet shqiptare në Maqedoni kanë patur së paku nga një mësues me prejardhje nga Prespa, kjo është idiotësi e “partaleve” partiake pa identitet.
Sa për njoftim prononcimi im për këtë portal ishte që ata më shumë duhet të meren me atë se çfarë gjuhe flasin në shtepitë e tyre funksionarët e partisë që finanson këtë portal, ndërsa Prespës dhe presparëve ka kush i del zot”, shkruan mes tjerash ministri Hoxha.
















