Connect with us

Ndryshe

Heronjtë e Vjenës, ekspertët e arteve marciale nderohen në Austri – dyshja me prejardhje turke morën plumb nga terroristi derisa po shpëtonin dy persona

Publikuar

më

Dy luftëtarë të arteve marciale janë nderuar në Austri për veprimin e tyre heroik, ku nuk hezituan të rrezikojnë jetën e tyre për ta shpëtuar policen e plagosur nga terroristi duke e dërguar në një zonë më të sigurtë.

Mikail Ozen, 25-vjeç, dhe Recep Gultekin, besohet se ia shpëtuan jetën dy personave gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Austrisë, Madje Gultekin përfundoi me plumb në këmbë nga terroristi që e qëlloi derisa ai po vraponte për t’i shpëtuar qytetarit dhe polices së plagosur, transmeton Telegrafi.

Ishte Kujtim Fejzullahu, 22-vjeç me prejardhje nga Maqedonia e Veriut që shtiu me pushkë automatike, revole dhe hanxhar, që e përdori për të vrarë katër persona – dy burra dhe dy femra gjatë sulmit të përgjakshëm në kryeqytetin austriak.

Fejzullahu filloi sulmin rreth orës 20:00 në afërsi të një sinagoge, duke plagosur 22 persona ku më pas është “neutralizuar” nga forcat e shumta policore. Ai qëlloi për vdekje një grua dhe një burrë të moshuar si dhe një djalë të ri dhe një kameriere. Ozen me prejardhje turke së bashku me Gultekinin kanë folur për të ditshmen gjermane Bild. Ozen tha se ai kishte ndihmuar të tjerët sepse sipas tij është dashur ta bëjë një gjë të tillë.

“Të gjithë duan ta dinë që jam mirë”, ka shtuar Ozen i cili në momentin kritik kishte dalë për një kafe me mikun e tij, pasi disa orë më vonë Austria pritej të mbyllej si preventivë në luftën për parandalimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit.

“Sulmuesi ishte pak metra larg nesh”, shtoi ai.

E Gultekin pa kaluar shumë sekonda gjeti një grua të plagosur, të cilën e barti në shpinë dhe e dërgoi në një zonë më të sigurtë, por gjatë këtij procesi ai u godit nga një plumb në këmbë.

.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri50 minutes ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme2 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni3 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri3 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme4 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion5 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni6 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri6 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni7 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme7 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni8 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

Maqedoni8 hours ago

Alarm në Ohër dhe Strugë: Fëmijët shfrytëzohen për lëmoshë, dyshime edhe për abuzim seksual

NA NDIQ NË FACEBOOK