Lajme
Hasani: 600 njësitë e para të remdesivirit mbërrijnë brenda nëntorit

Në pikun e dytë të pandemisë kur ende nuk është zbuluar një vaksinë kundër CoVid-19, antibiotikët janë kura e vetme që po trajtohen pacientët e infektuar nga virusi korona.
Përveç disa kombinatorikave farmaceutike që aplikohen aktualisht, vendi ynë mbetet në listën e pritjes së furnizimit me ilaçin Remdesivir.
Qeveria i ka paguar 13,5 milion denarë kompanisë amerikane Veklury për muajin tetor, por këto njësi pritet të arrijnë deri në fund të muajit nëntor. Ilir Hasani, zëvendësministë tha për Alsat se edhe 67,5 milion denarë do të ndahen me buxhetin e 2021-ës.
“Si qeveri kemi nënshkruar edhe kontratë me kompaninë, madje kontratë të veçantë vetëm për Remdesivirin, i cili besoj se ditëve të ardhshme apo brenda këtij muaji do të duhet të vijë një sasi e cila është diku rreth 600 fllakona për muaj, do të thotë për 6 muajt e ardhshëm. Kjo është rezymeja e kontratës, e cila është nënshkruar me BE-në, përkatësisht me Komisionin Evropian’ deklaroi Sinkron – Ilir Hasani, Zëvendësministër i Shëndetësisë./Alsat/


















