Connect with us

Sport

Goli i Tucit s’i vlen Lokomotivës së Zagrebit, Hajduku e ndëshkon në fund

Publikuar

Indrit Tuci shënoi golin e paë sezonal me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të 21-vjeçare shënoi në portën e Hajdukut të Splitit, në sfidën e javës së 12-të të kampionatit kroat, por që nuk i mjaftoi ekipit të tij të shngante humbjen (1-2). Në këtë përballje ishin në fushë nga minuta e parë katër lojtarë shqiptarë, përveç Tucit edhe Kallaku, Çokaj e Tahiraj.
Në fillim të pjesës së parë, për miqtë realizoi Caktas, ndërsa goli i Tucit në të 56-tën ktheu përkohësisht ekuilibrin në rezultat pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt, sërosh Caktas gjeti golin për Hajdukun e Splitit.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK