Shëndetësi
Gjilani në pritje të rezultateve të COVID-19 për 349 persona

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës me virusin.
I pari i shëndetësisë në këtë qytet, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se 349 mostra janë në pritje në këtë komunë për rezultat të testit për COVID-19.
Në emër të Komitetit, ai ka apeluar të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit, që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës personale.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan me koronavirus është si vijon: 1707 raste pozitive në total, 1270 të shëruar, 380 raste aktive, 57 të vdekur, 39 të hospitalizuar dhe 349 mostra në pritje për rezultat.
The post Gjilani në pritje të rezultateve të COVID-19 për 349 persona appeared first on Klan Kosova.

















