Lajme
Filipçe: Klinika Interne është e gatshme të pranoj pacientë me Kovid-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se Klinika Interne është e gatshme për të pranuar pacientë të infektuar me Kovid-19.
“Tani për tani akoma ka vende të lira në repartet tjera, kati i tretë në ndërtesën e Klinikës Interne është plotësisht i gatshëm dhe i furnizuar me mjetet e nevojshme, tani për tani nuk ka nevojë, megjithatë personeli është i gatshëm që të mund të pranoj pacientë edhe në atë pjesë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Filipçe njoftoi gjithashtu se tani gjithsecili që ka një fotografi klinike mund të paraqitet në institucionet përkatëse spitalore dhe në Qendrën e Shëndetit publik për të kryer testin.













