Connect with us

Lajme

Erdoğan: Turqia në të gjitha platformat mundohet të ngrejë çështjen palestineze

Publikuar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të ngritur çështjen palestineze në të gjitha platformat për t’i dhënë fund “pushtimit, shtypjes dhe politikave të gjenocidit”. Porosia e presidentit Erdoğan u lexua në ceremoninë e hapjes së një ndërtese të re për Lidhjen e Parlamentarëve për Kudsin në Stamboll me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

“Lidhja e Parlamentarëve për Kudsin është bërë zëri i çështjes së drejtë të vëllezërve dhe motrave tona palestineze në të gjithë botën përmes përpjekjeve, takimeve dhe konferencave të saj”, tha ai.

Ai vuri në dukje se Kudsi nuk është vetëm një çështje që është afër zemrave të myslimanëve palestinezë, por për të gjithë 1,8 miliardë muslimanët në të gjithë botën. “Në bazë të rezolutave të OKB-së dhe Iniciativës Arabe të Paqes, ne do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri derisa të krijohet një shtet i pavarur dhe sovran palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet të tij mbi bazën e kufijve të vitit 1967”, shtoi Erdoğan.

Kryetari i parlamentit turk, Mustafa Şentop, duke folur në këtë ngjarje tha se çështja palestineze është e dashur jo vetëm për palestinezët, arabët ose botën islami, por për këdo me ndërgjegje, pavarësisht nga raca, feja apo pikëpamjet politike. Parlamentarët për Kudsin është një grup i pavarur ndërkombëtarisht, i cili u krijua në vitin 2015. Ai synon të aktivizojë rolin e parlamentarëve në mbështetjen e të drejtave të njeriut të palestinezëve sipas ligjeve ndërkombëtare.

Ky organ bashkëpunon me ligjvënësit nga parlamentet e ndryshme botërore duke u konsultuar, koordinuar dhe bashkëpunuar për çështjen e Palestinës. Territoret palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, janë nën okupimin ilegal izraelit që nga viti 1967.

“Ndjekja e çështjes palestineze, në thelb, do të thotë vënia në pikëpyetje e rendit botëror pas Luftës së Dytë Botërore. Ne jemi në një periudhë në të cilën muslimanët dhe të gjithë kombet e tjerë të shtypur do të forcohen dhe do të luftojnë për të fituar të drejtat e tyre”, tha Şentop. Ai gjithashtu tha se Parlamentarët për Kudsin, që numrën mbi 1.500 parlamentarë aktivë ose ish-parlamentarë nga 73 vende, është platforma e duhur për të mbrojtur dhe promovuar çështjen palestineze.

.

Lajme49 minutes ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme3 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri5 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA6 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme9 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Maqedoni10 hours ago

Të rinj nga Kumanova kanë hyrë me forcë në një lokal natën dhe kanë vjedhur të gjitha tavolinat dhe karriget

NA NDIQ NË FACEBOOK