Connect with us

Sport

Egbo mund të bëjë rokadë me Deden, por favorit për stolin e U-19 është…

Publikuar

Largimi i Nevil Dedes nga Shqipëria U-19 për të marrë drejtimin e Tiranës ka lënë vakant vendin e trajnerit te kuqezinjtë e vegjël dhe FSHF është vendosur në lëvizje për të gjetur një timonier të ri që mund të udhëheqë drejt rezultateve pozitive kombëtaren U-19. Panorama Sport raporton se mund të ketë një rokadë mes Dedes dhe Egbo me nigeriani që mund të zgjidhet nga presidenti Armand Duka për t’u ulur në stolin e Shqipërisë U-19, edhe pse favorit kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së 19-vjeçare është ish-trajneri i Skënderbeut dhe Kukësit, Orges Shehi. Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë zgjedhjeje do të bëjë numri 1 i FSHF-së, gjatë ditëve në vazhdim.