Connect with us

OP / ED

“Edhe sa jete duhet te humbim nga sherbimi spitalor 3D”

Publikuar

Dhurata Çupi Tyli

Sikur te mos mjaftojnë vetëm humbjet e jetëve të përditshme nga Covid19, këtyre të fundit u janë shtuar edhe 4 humbje të tjera jete, të sakrifikuara në altarin e pakujdesisë, paaftësisë dhe mungesës së profesionalizmit që dëshmon çdo ditë se sa e pavlerë është jeta në këtë vend.

4 jetë të flijuara që shëndetësia të mos jetë shëndetësi.

4 jetë, që qeveria të vazhdojë e të mbyllë sytë sikur të mos ketë ndodhur gjë.

4 shpirtëra të humbur në mënyrë të pafalshme prej “fantazmës” së një kryeministri që vërtitet ngado për të treguar mrekullinë e ndryshimit të spitaleve, check up-it dhe shërbimeve të kthyer tashmë në 3D.

4 jetë!

Edhe sa jetë të tjera do të duhen që të na tregojnë se po jetojmë në kohën e një shërbimi spitalor mashtrues 3D?!

NA NDIQ NË FACEBOOK