Lajme
Edhe një femër shqiptare shkarkohet nga pozita drejtuese, BDI emëron Dacin në vend të Canës

Arian Daci është caktuar sot në pozitën e drejtorit në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë, duke i zënë kështu vendin të vetmes funksionare femër në klinikë nga BDI’ja, Amela Cana. Cana ka qënë në këtë pozitë nga viti 2018 dhe është femra e vetme shqiptare në pozita drejtuese në Qendrën Klinike, shkruan in7.
Nga ana tjetër, Arian Daci ka qënë edhe më herët në këtë pozitë, të cilën e ka ushtruar për mbi 8 vite. Ky mandat i qeverisë, karakterizohet me uljen drastike të pozitës së femrës në pozita drejtuese, kryesisht tek kuadrot e caktuara nga BDI’ja e Ahmetit.
Ndërkaq, Amela Cana është Kryetare e Forumit të Gruas në BDI’në e Çairit dhe në zgjedhjet e fundit ishte kandidate për deputete.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje dhe uljen e pozitës së femrës në pozitat drejtuese partiake, in7 kontaktoi me Kryetaren e Forumit të Gruas së BDI’së, Mukades Hajdari, e cila nuk deshi të jap më shumë informacione pasi nuk është kompetente për deklarata të tilla.
“Nuk mund të deklarohem në lidhje me shkarkimin e Amela Canës, por për këtë kontaktoni me zëdhënësin e partisë. Sipas informatave të mia, zonja Cana ka qënë në dijeni për arsyen e shkarkimit”, theksoi shkurtimisht Hajdari.
Sipas saj, Amela Canës mund t’i propozohet pozitë tjetër dtejtuese, por këtë informacion nuk mundëm ta verifikojmë deri në këto momente./in7.tv/















