Connect with us

Lajme

E vranë në sy të gruas: Arrestohet 52-vjeçari, autor i vrasjes së Ahmet Toskës

Publikuar

Ka rënë në pranga autori i vrasjes së 50-vjeçarit, Ahmet Toska më datë 26 tetor në Fier.

Bëhet fjalë për F. H., 52 vjeç, banues në Fier, i cili është arrestuar pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria.

Mësohet se kjo e fundit ka analizuar provat dhe faktet që të shtyjnë drejt fajësimit të 52-vjeçarit.

Por çfarë ndodhi?

Rreth orës 06:00 të 26 tetorit, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, Ahmet Toska 50 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij, ku dëshmitare ishte gruaja e tij, e cila pa të gjithë skenën.

Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë.

Autori fill pas krimit u largua, ndërsa ulërimat e gruas alarmuan lagjen, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. T.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK