Connect with us

Sport

E rrallë, u aktivizua titullar dhe në pushimin mes pjesëve iu komunikua infektimi me COVID-19

Publikuar

Një rast i bujshëm, që hedh hije të rënda dyshimi mbi funksionimin e protokollit anti-COVID-19, në miqësoren e zhvilluar në Stamboll midis Turqisë dhe Kroacisë, e cila përfundoi me rezultatin 3-3. Federata Kroate e Futbollit i ka komunikuar Domagoj Vidas, mbrojtës i Besiktasit në Turqi, se kishte rezultuar i infektuar me Koronavirus vetëm në pushimin mes pjesëve të kësaj ndeshjeje, ndërkohë që trajneri Zlatko Dalic e kishte aktivizuar titullar.

Mbrojtësi i Besiktas luajti tërë pjesën e parë dhe potencialisht mund të ketë infektuar lojtarë të tjerë, shokë të skuadrës apo kundërshtarë, gjatë dueleve në fushën e blertë. Ekzistojnë edhe imazhe të Vidës para ndeshjes, në tunelin e stadiumit, duke përqafuar shokët e skuadrës dhe rivalët.

Kuptohet që të gjithë lojtarët e Kroacisë por edhe ata të Turqisë do të jenë në monitorim të rreptë në ditët në vazhdim si dhe do të kryejnë tamponët për të kuptuar nëse janë infektuar nga Vida.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK