Lajme
E pranon Ahmeti: Unë i dërgova Musa Xhaferin, Blerim Bexhetin dhe Izet Mexhitin tek Sulejman Rexhepi

Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim është deklaruar për herë të parë për zgjedhjet në Bashkësinë Islame dhe për deklaratat e ish kreut të BFI’së, Sulejman Rexhepi, i cili rrëfeu se për dorëheqjen e tij e kishin këshilluar Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti. KJo deklaratë e Rexhepit u kritikua nga të gjithë faktorët, duke dënuar ashpër përzierjen e një partie politike në punët e brnedshme të një bashkësie fetare.
ALi Ahmeti ka pranuar se ai personalisht i kishte dërguar Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin dhe Izet Mexhitin tek Sulejman Rexhepi për të biseduar, përcjell in7, por siç thotë Ahmeti, këtë nuk e ka bërë me qëëlim të keq. Sipas tij, të dërguarit e Ahmetit kan shkuar tek ish kreu i BFI’së për ta ndihmuar shpirtërisht pasi organet e BFI’së kishin marrë vendim për ta shkarkuar.
“Unë i kam dërguar me qëllime fisnike, për ta ndihmuar shpirtërisht zotëri Rexhepin sepse organet kishin marrë vendim për shkarkim të Sulejman Rexhepit. Këtë e kemi bërë për ta ndihmuar procesin. Ne nuk i kemi thënë atij të dorëhiqet, ai ka qënë i shkarkuar nga organet e BFI’së dhe unë kam folur me këto tre njerëzit e mi për ta ndihmuar shpirtërisht dhe mos ndodhë ndonjë havari në Bashkësinë Islame”, pranoi mes tjerash Ali Ahmeti./in7.tv/
















