Connect with us

Uncategorized

E pabesueshme: Sanders e kishte qëlluar më 24 tetor se çfarë do të ndodhë me votat në SHBA, ja çka tha

Publikuar

Bernie Sanders, ish-kandidati demokrat për zgjedhjet në SHBA, më 24 tetor në emisionin e JimmyFallon kishte parashikuar se do të ndodhte pikërisht ajo që po ndodh sot me votat në SHBA, shkruan Syri.net Kosova.

Për momentin atje janë numëruar votat në disa shtete, por në disa të tjera numërimi i votave më postë ka filluar më vonë për shkak të rregullave të brendshme të shtetit përkatës.

Këto shtete janë dhe përcaktuese dhe kjo krijon një lloj kaosi në vete.

Të gjitha fjalët që Sanders i kishte thënë në atë video, për momentin po qëndrojnë.

“Sipas meje, çdo votë duhet të numërohet. Unë dyshoj se do të ketë një situatë ku në shtetet si Pensilvania, Miçigan, Wiskonsin, ku votat me postë do të numërohen më vonë. Duke llogaritur se sipas shumë studimeve të bëra, demokratët votojnë më shumë me postë, e republikanët votojnë ditën e zgjedhjeve, në këto shtete vendimtare, fillimisht do të figurojë se Trump është duke fituar”, ka thënë Sanders, raporton Syri.net

“Pastaj do të shohim se si do të fillojë numërimi dhe procesimi i këtyre votave me postë, ku Biden do të përmbysë rezultatin dhe pastaj Trump do të thotë – A ju thash se po manipulojnë me vota, duke mos pranuar të largohet nga zyrja e Presidentit”, kishte deklaruar Sanders.

Për momentin kjo gjë po ndodhë – Trump tha se ka fituar, përderisa akoma nuk janë procesuar votat me postë në disa shtete vendimtare.

NA NDIQ NË FACEBOOK