Connect with us

Sport

E dielë e mbushur me emocione në Supersport, spikasin Cadiz-Sociedad dhe Marseille-Nice!

Publikuar

Në këtë të dielë të mbushur me evente sportive në Supersport, nuk do të mungojnë as kampionatet e tjera më të rëndësishme si La Liga, Bundesliga apo Eredivisie e Ligue 1. Në Spanjë skuadrat e mëdha zbritën në fushë të shtunën megjithatë sot në orën 16:15 do të jetë momenti i surprizës së këtij sezoni Realit tē Sociedadit. Skuadra baske që kryeson La Ligan me 20 pikë do të sfidojë në transfertë Cadiz, që gjithashtu ka bërë shumë mirë në këtē fillim sezoni, duke grumbulluar 14 pikë edhe pse ka ardhur nga Segunda Division.

Në Francë vëmendja më e madhe do të jetë te dueli i mbrëmjes mes Marseille dhe Nice, ndërkohë në Eredivisie sfida më intriguese që do të transmetohet në Supersport është ajo e orës 16:45 mes Twentes dhe PSV-së, me miqtë nga Eindhoveni që duhet të vuajnë shumë për të marrë 3 pikët. Më herët në orën 14:30 do të luhet edhe sfida mes Fortuna Sittard dhe Feyenoord. Nëpërmjet kanalit Eurosport 2, do të keni mundësi të ndiqni edhe dy sfidat e fundit të javës së 8-të Bundesligas Freiburg-Mainz dhe Koln- Union Berlin.

NA NDIQ NË FACEBOOK