Sport
Duka uron Shpresat: Fitorja e tyre të jetë një ogur i mirë edhe për Kombëtaren!


Shqipëria U-21 regjistroi fitoren e 3-të radhazi në grupin eliminator teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Kosovën në Prishtinë dhe ka shanse që në raundin e fundit të sigurojë vendin e 2-të në grup pas Anglisë edhe pse misioni për të marrë tre pikët përballë 3 luanëve do të jetë shumë i vështirë. Shpresat pas suksesin ndaj vëllëzërve nga Kosova kanë marrë një urim special nga presidenti i FSHF-së Armand Duka i cili në rrjetet sociale ka folur me superlativa për kuqezinjtë 21-vjeçarë, ndërsa i ka bërë thirrje edhe kombëtares së madhe të ndjekë shembullin e U-21.
“Urime për fitoren e ekipit Kombëtar U-21 dhe ecurinë e tyre në grupin eliminator. Shpresoj që ky të jetë një ogur i mirë edhe për ekipin Kombëtar në dy ndeshjet e tij të radhës”, shkruan Armand Duka.




















