Sport
Disfata ndaj Spanjës 1 nga 4 më të turpshmet në historinë e Gjermanisë


Humbja 6-0 ndaj Spanjës do të mbahet mend gjatë si një njollë e zezë në historinë e Gjermanisë, por disfata ndaj përfaqësueses La Roja nuk është më e rënda e pësuar ndonjëherë nga pancerat por një nga 4 me të rëndat. Humbja më e thellë daton në vitin e largët 1909 me rezultatin 9-0 nga Anglia. Në 1931-in ishte Austria që turpëroi gjermanët me rezultatin 6-0, ndërkohë që në Botërorin e 1954-ës gjermanët u mposhtën në grupe nga Hungaria me rezultatin 8-3, ndërsa më pas fituan finalen e madhe ndaj mjeshtërve të futbollit në atë kohë që ishin hungarezët. Për të ardhur te disfata ndaj Spanjës në Nations League, që njollosi edhe njëherë emrin e Gjermanisë.






















