Connect with us

Kosovë

Del për herë të parë para Speciales ish presidenti Hashim Thaçi, ja ekipi që do ta mbroj

Publikuar

Sapo ka bërë paraqitjen e tij të parë, para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara, ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

 Ai po përfaqësohet nga avokati nga Britania e Madhe, David Hooper, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka trajtuar çështje të profilit të lartë.

Pjesë e ekipit të avokatëve të Thaçit është edhe amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador special për çështje të krimeve të luftës nga Administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.

Ndërsa, avokati David Hooper, kohë më parë kishte mbrojtur zëvendëspresidentin e Kenias, William Ruto, duke u shpallur i pafajshëm, në mungesë të provave.

Ka qenë udhëheqës në rastin e Andre Reamakuba, në Tribunalin Ndërkombëtar për Ruandën, rast të cilin e kishte fituar bindshëm.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

NA NDIQ NË FACEBOOK