Connect with us

Lajme

Damian Gjiknuri infektohet me koronavirus, ja mesazhi i tij

Publikuar

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti, ndërsa ka theksuar se ka nisur tashmë trajtimin mjekësor në kushtet e karantinës, transmeton BW.

Postimi i deputetit të PS-së Damian Gjiknuri:

Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.

Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet! ?

NA NDIQ NË FACEBOOK