Connect with us

Uncategorized

Daçiq: Shfaqja e flamurit shqiptar nga Kamberi, provokim i qëllimshëm (VIDEO)

Publikuar

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se shfaqja e flamurit kombëtar në parlamentin serb është një “provokim i qëllimshëm” i deputetit Shaip Kamberi me qëllim që të vërehet në publik.

“Më vjen mirë që Kamberi vendosi edhe flamurin e Serbisë, sepse ai rrallë e bën atë. Por, në një farë mënyre, kjo është një “uverturë” për Ditën e Flamurit Shqiptar, të cilën të gjithë do ta tregojnë, nga Maqedonia e veriut në Mal të Zi – tha Daçiq.

Ai deklaroi se ka pak deputetë të opozitës në legjislaturën aktuale dhe se Kamberi është në një farë mënyre udhëheqësi i opozitës në parlament, të cilin, siç thotë ai, e përdor në mënyrë që secili prej veprimeve të tij të jetë “relativisht provokues” në mënyrë që të regjistrohet në publik.

Daçiq tha se deri më tani ai është përpjekur të jetë tolerant dhe efikas në kryerjen e seancave parlamentare dhe se ai nuk dha asnjë paralajmërim deri dje, por ai thekson se deputeti nga Bujanovci “ekzagjeroi” këtë herë.

“Unë nuk kam asnjë tolerancë kur shkelet rregulli i procedurës dhe rendi bazë në parlament, në të cilin nuk lejohen të valëviten flamuj të partive dhe flamuj të vendeve të huaja”, potencoi ai.

Siç tha Daçiq legjislacioni që përshkruan se cilët flamuj mund të përdoren nga pakicat kombëtare është një çështje krejtësisht e ndryshme. “Nëse dikush ka një problem me këtë, le të kërkojë ndryshime në ato ligje, dhe jo të provokojë kështu”.

Të enjten, deputeti Shaip Kamberi kërkoi ndryshime në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave Kombëtare, dhe vendosi flamurin e Shqipërisë në ulësen parlamentare para tij, por me insistimin e kreut të Kuvendit të Serbisë, ai e hoqi.

Video:

Maqedoni3 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni10 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë1 hour ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni2 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni3 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë3 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme3 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni3 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

Maqedoni4 hours ago

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

NA NDIQ NË FACEBOOK