Connect with us

Sport

CR7 vazhdon të shkruajë historinë, arrin legjendën Ferenc Puskas

Publikuar

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Me golin e shënuar në minutën e 85-të në miqësoren që Portugalia fitoi ndaj Andorrës 7-0, CR7, në fakt, ka arritur një legjendë si Ferenc Puskas në vendin e katërt në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me 746 gola mes kombëtares dhe klubeve. Një rekord i jashtëzakonshëm, i festuar menjëherë nga Juventusit, që  nëpërmjet një postimi në Twitter i dha portugezit “Çmimin e parë Puskás në histori”.

Nëse e gjithë bota është e mahnitur nga numrat marramendës të Ronaldos, ai tani duket se është mësuar të shkruajë histori dhe pas ndeshjes kundër Andorrës reagoi në profilin e tij në Instagram:

“I lumtur që arrij një tjetër moment historik me ngjyrat e vendit tonë!”

NA NDIQ NË FACEBOOK