Lajme
“Covid-19”, Disha: Të rinjtë, target i infektimeve të shpeshta

Mjekët amë vazhdojnë me golgotën e tyre që përvec gripit sezonal të trajtojnë edhe pacientë të prekur nga Covid-19.
Mjeku amë në rajonin e Pollogut Liridon Disha në “Intervistën e Javës” thotë se javëve të fundit vërehet rritje e pjesërishme i të infektuarëve të rinj.
Në bazë të përvojës së tij deri më tani, kryesisht infektohen të rinjët të cilët virusin e kalojnë me simptoma të lehta.
Disha thotë qe mjekët amë kanë ende forcë të mjaftueshme për tu dalur në ndihmë pacientëve në nevojë, mirëpo apelon për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse.
“Deri tani unë kam pasur dikur rreth 50 pacientë të cilat janë identifikuar me “Covid- 19” varësisht prej mjekëve, ndonjë mjekë që ka më shumë pacientë regjistruar tek ata paraqitem më shumë pacientë ndërsa tek unë në bazë javore paraqiten 4, 5, 6 ndonjëherë kemi pasur kur nuk kemi pasur raste pozitive” – tha mjeku amë, Liridon Disha për TVM2.

















