Lajme
Çka po ndodhë gjithë ajo prani policore në Kumanovë, flasin nga MPB

Në qytetin e Kumanovës nga orët e mëngjesit vërehet prani e shtuar policore, sidomos në pjesën qendrore të qytetit.
Në orët e para të mëngjesit janë hasur edhe qenë zbulues dhe prani e njësiteve profesionale, ndërsa ka pasur edhe evakuim të disa makinave nga parkingjet.
Qytetarët të shqetësuar pyesin se çka po ndodhë, pse gjithë ajo prani policore?
Spekulimet janë të ndryshme duke aluduar për mundësinë e vendosjes së ndonjë mjeti shpërthyes e deri tek thashetheme të ndryshme.
Ndërkohë, nga Ministria e Brendshme kanë thënë për portalin lokal “Muhabete kumanovarçe” se nuk ka të vërtetë nga spekulimet e shpërndara dhe se bëhet fjalë për kontrolle të rregullta policore. Po ashtu nga kjo ministri qetësojnë qytetarët se nuk ka nevojë për panikë.(INA)


















