Connect with us

Uncategorized

Çfarë ndodh nëse asnjë kandidat presidencial nuk fiton 270 vota elektorale?

Publikuar

Nëse një kandidat ka marrë të paktën 270 vota elektorale ai shpallet president i Amerikës. Por çfarë ndodh nëse asnjë kandidat nuk i fiton këto vota?

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ u shpjeguar se nëse asnjë kandidat presidencial nuk e ka arritur këtë numër, atëherë është Kongresi që zgjedh me votë presidentin mes kandidatëve.

Kjo ka ndodhur dy herë deri më sot: Kongresi ka zgjedhur dy herë Presidentin, pasi asnjëri nuk mori shumicën e votave elektorale.

Kështu në vitin 1796 asnjë prej kandidatëve as John Adams dhe as Thomas Jefferson nuk fituan do të votat e nevojshme për t’u zgjedhur kandidat. Menjëherë pas numërimit të votave u mblodh kongresi dhe zgjodhi Jeffersonin si president.

E njëjta situatë u përsërit në vitin 1824 me kandidatët John Quincy Adams dhe Andrew Jackson, ku pas votës në Kongres u zgjodh president Adamsi./EuronewsAlbania

NA NDIQ NË FACEBOOK