Connect with us

Lajme

Cërvenkovski me apel për LSDM-në: Distancohuni nga qëndrimet e Zaevit

Publikuar

Ish-kryetari dhe një nga themeluesit e LSDM-së, Branko Cërvenkovski përmes një thirrje publike drejtuar udhëheqësisë dhe anëtarësisë së LSDM-së ka kërkuar që të distancohen nga deklaratat e fundit të Zoran Zaevit lidhur me Bullgarinë, që sipas tij, nxitën pasoja të rënda dhe afatgjata për popullin dhe shtetin maqedonas.
Ai ka dënuar ashpër qëndrimet e shprehur nga kryeministri Zoran Zaev.

Cërvenkovski shtoi se këto qëndrime nuk janë të mbarë LSDM-së dhe kreut shtetëror. Më poshtë reagimi i plotë publik i Cërvenkovski, që një periudhë ishte ish-president i Maqedonisë dhe së fund ka qëndruar në heshtje: Të respektuar bashkëpartiakë, Në 7 vitet e kaluara vendosa të mos jem prezent në asnjë mënyrë në skenën politike në Maqedoni.

Për një sjellje të tillë kam më shumë shkaqe, kurse tani po i përmend dy kryesore. Deri sa LSDM ishte në opozitë dhe zhvillonte luftë të fuqishme me regjimin, nuk dëshiroja të jem shkak plotësues për sulme ndaj udhëheqësisë së LSDDM-së, sejanë marioneta të mia ose që zbatojnë politikë nën ndikimin tim.

Desha që partia të lirohet nga çfardo lloj barre nga qeverisjet e mëhershme të LSDM-së me vendin. Në periudhën pas formimit të qeverisë në krye me LSDM-në, nuk u paraqita në opinion, që të mos vi në situatë të konfrontohem ose publikisht t’i kritikoj disa politika dhe hapa të partisë sime. Kurse situata të tilla kishte në disa raste.

Ky qëndrim i imi do të vazhdonte edhe në të ardhmen, nëse nuk do të ndodhte intervista skandaloze e Kryeministrit dhe Kryetarit të partisë sonë, Zoran Zaev. Qëndimet dhe tezat e shprehura në atë intervistë, shkaktuan dhe do të shkaktojnë pasoja të rënda afatgjate për popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas.

Është bë dëm i madh dhe i papërmisueshëm. Ajo që duhet patjetër të bëhet është të bëhet me dije se qëndrimet e Zaevit nuk janë as qëndrime të mbarë Qeverisë, e as të mbarë kreut shtetëror”, shkruan Cërvenkovski.

.

Lajme55 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë1 hour ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë11 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK