Connect with us

Religjion

Çdo tevbe, çdo pendim i sinqertë është Islami i ripërtërirë

Publikuar

më

Pas shumë vitesh kokëfortësie dhe
kundërshtimi ndaj së Vërtetës, më në fund zemra e Amr ibn Asit (r.a.), e pa
dritën e Islamit, kështu që u largua nga Meka dhe shkoi në Medinë,që para
Pejgamberit (savs),ta shqiptonte shehadetin dhe ta pranonte Islamin. Në atë
udhëtim ai e takoi Halid ibn Velidin (r.a.), i cili po shkonte në Medine për të
njëjtin qëllim. Kurejshiti i zgjuar dhe i mençur, Amr ibn Asi, dhe komandanti i
kalorësisë së tyre, Halid ibn Velidi, e pranuan Islamin në të njëjtën ditë. Oh,
çfarë feje e mrekullueshme, e cila i pushton zemrat para qyteteve, e cila i
sundon zemrat para mureve dhe kështjellave!

Dhe kur Amr ibn Asi erdhi në xhami në
Medinë, i tha Pejgamberit (savs): “Ma jep dorën tënde që të ta jap betimin
për besnikëri!”

Pejgamberi (savs), ia zgjati dorën e tij
të djathtë të bekuar, kurse Amri e tërhoqi dorën e tij. Pejgamberi (savs), e pyeti:
“Çka ndodhi me ty, o Amr?”

Amri u përgjigj: “Unë dua të vendos
një kusht?”

“Për çfarë kushti e ke fjalën?”, e pyeti Pejgamberi (savs).

Amri tha: “Dua të më falen mëkatet që
kam bërë më parë!”

Pejgamberi (savs), i tha: “A nuk e ke
ditur se Islami e fshin atë që ka qenë para tij!?”

Çdo tevbe, çdo pendim i sinqertë është
Islami i ripërtërirë. Prandaj, ikni tek Allahu dhe mos e zmadhoni mëkatin tuaj
pa marrë parasysh se çfarë është ai. Nuk ka mëkat më të madh se shirku ose idhujtaria.
Kurvëria, vjedhja dhe marrja e kamatës,të gjitha këto janë mëkate më të vogla
se shirku. Nëse idhujtari e braktis idhujtarinë e tij dhe kthehet tek Allahu me
gjithë zemër, Ai do t’ia falë të gjitha mëkatet që i ka bërë më parë. Atëherë,
si të mos e fal Allahu i Mëshirshëm atë që në thelb është musliman pasi të
pendohet sinqerisht,pa marrë parasysh sa janë të mëdha mëkatet në sytë e tij.
Sepse, sado të mëdha të jenë mëkatet e njerëzve, falja dhe magfireti i Allahut
është shumë më i madh se mëkatet e tyre.

Janë tri kushte për pendim: (1) I pari
është braktisja e menjëhershme e mëkatit, kurse (2) i dyti është pendimi dhe
vendosmëria për të mos u kthyer në atë mëkat. Mirëpo, edhe nëse njeriu, për
shkak të dobësisë së tij, i kthehet mëkatit të caktuar, ai është i detyruar ta
ripërtërijë tevben dhe pendimin.

Në lidhje me këtë, dëshiroj ta theksoj njëhadith
të Pejgamberit (savs), të cilin e kam shumë për zemër. Ai aty thotë: “Nuk ka
asnjë besimtar që nuk është i lidhur me ndonjë mëkat të cilin e bën herë pas
here, ose ndonjë mëkatnga i cilinuk largohet derisa të largohet nga kjo botë.
Besimtari në këtë botë është i ekspozuar ndaj sprovave dhe problemeve, por kur
bën mëkat ai pendohet, dhe kur i tërhiqet vërejtja, ai përfiton prej saj.”
(Et-Taberani në El-Kebir (11810, 12457)
dhe në El-Evsat (5884); El-Kada’i, Musned El-Shihab (809); El-Bejheki,
Shuabul-iman (7124). Shejh Albani këtë hadith e vlerëson të besueshëm)

Sa i përket (3) kushtit të tretë, ai është
kthimi i të drejtave të marra nga njerëzit, nëse mëkati ishte në formën e
marrjes së paligjshme të pasurisë së dikujt, uzurpimit të tokës ose
padrejtësisë në ndarjen e trashëgimisë, e të ngjashme.

Edhe nëse gaboni 1000 herë gjatë ditës, pendohuni tek Allahu 1000 herë, sepse shejtani nuk dëshiron asgjë më shumë sesa t’ju hedhë në dëshpërim në lidhje me mëshirën e Allahut. Prandaj, mos u dëshpëroni dhe kurrë mos e humbni shpresën në mëshirën dhe faljen e Allahut.

Edhem Sherkavi

Përktheu: Miftar Ajdini

(Islampress)

Shqipëri6 minutes ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme33 minutes ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Lajme49 minutes ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme52 minutes ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme56 minutes ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme56 minutes ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni1 hour ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme2 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Sport2 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

Kosovë3 hours ago

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

NA NDIQ NË FACEBOOK