Connect with us

Lajme

Buxhovi: Histografia serbe ka bërë falsifikim flagrant, në shekullin e 19-të nuk kanë ekzistuar kombet

Publikuar

Historiani Jusuf Buxhovi në nje emisionn televiziv ka treguar se si e falsifikoi Serbia historinë e saj dhe të shqiptarëve. Ai tha se në shekullin e 19-të nuk kanë ekzistuar kombet por kanë ekzistuar ritet në bazë të gjuhës.

Buxhovi thekson se ishte një falsifikim flagrant që neve na mbanë në kurth.

“Histografia serbe në shekullin e 19 ka bërë një falsifikim flagrant që neve na mbanë në kurth. Shekullin e 19-të e kanë konfiguru gjoja se kanë ekzistu shqiptarët katolikë që i quajnë arbanasi, por kanë ekzistu edhe serbët. Faktikisht është një falsifikim aq flagrant sepse në atë kohë nuk kanë ekzistu kombet as nuk kanë mujt me i quajtur në atë kohë as shqiptarë as serbë, por kanë ekzistu ritet në bazë të gjuhës kishtare”, ka thënë Buxhovi.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK