Connect with us

Sport

Brazili i falet Firminos, Vidal nderon Kilin, Uruguaj “fluturon” me dyshen Cavani-Suarez!

Publikuar

Pikë të plota për Brazilin pas tre ndeshjeve të para në eliminatoret për Katar 2022 në grupin e Amerikës së Jugut. Në raundin e tretë Seleçao u mjaftua me një gol të Roberto Firminos në minutën e 66-të për të mposhtur minimalisht 1-0 Venezuelën. Pa emra të rëndësishëm si Neymar e Coutinho, Brazili iu fal golit të sulmuesit të Liverpoolit për të shkuar në kuotën e 9 pikëve dhe për të ruajtur kryesimin. Mori fitoren e parë ndërkohë Kili që mposhti në shtëpi 2-0 Perunë falë një dygolëshi të mesfushorit të Interit Arturo Vidal që në pjesën e parë. Goli i parë ishte një kryevepër nga distanca ndërsa në rastin e golit të dytë Vidal përfitoi nga një top i mbetur në zonë. Me këtë sukses Kili u ngjit në kuotën e 4 pikëve në vendin e 6-të, ndërkohë që Peruja pas tre ndeshjeve të para nuk është në pozita komode pasi ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Një fitore të madhe mori Uruguaj brenda në Barranquilla përballë Kolumbisë vendase me rezultatin 0-3. Për skuadrën e Oscar Tabarez hapi serinë e golave Edinson Cavani i shërbyer nga Nandez.Në pjesën e dytë ndërkohë gjetën rrugën e rrjetës edhe Suarez me penallti dhe i riu Nunez. Me këtë fitore Uruguaj u ngjit në kuotën e 6 pikëve në vendin e 4-t duke lënë Kolumbinë me vetëm 4 pikë dhe duke i shkaktuar humbjen e parë në këto eliminatore skuadrës së Carlos Queiroz.

NA NDIQ NË FACEBOOK