Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Dhimbja e popullit austriak është edhe dhimbja jonë

Publikuar

Kreu i Besës, Bilall Kasami ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Ausrisë ku mbetën 3 të vrarë dhe disa të plagosur.

Sipas Kasamit, aktet e tmreshme që ndodhën mbrëmë në Vjenë të Austrisë meritojnë dënim maksimal, ndërsa solidarizimi duhet të jetë në mendim, veprim dhe bashkëveprim për të ardhmen.

“Dhimbja e popullit austriak është edhe dhimbja jonë. Bashkëndjejmë me popullin mik sikurse kemi ndarë momente të mira dhe të hidhura në të kaluarën. Aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme që meritojnë dënim, ndërsa sot si gjithmonë, duhet të jemi të solidarizuar në mendim, veprim dhe bashkëveprim për të ardhmen. Ngjarjet e tmerrshme të Vjenës, nuk kërcënojnë vetëm Austrinë por janë kërcënim për të gjithë, prandaj bashkarisht duhet t’i luftojmë!”, shkruan Kasami në rjetin social Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK