Sport
Bernard Berisha: Të vazhdojmë me lojra të mira, fitojmë ndaj Moldavisë!


Bernard Berisha bëri njeriun asist në ndeshjen që Kosova humbi në Slloveni me shifrat 2-1. I rikthyer në formacionin titullar të dardanëve, ish futbollisti i Skënderbeut në intervistën e tij theksoi se Kosova nuk e meritoi humbjen.
“Sot u munduam të zhvillonim një ndeshje shumë të mirë për të gjithë shqiptarët. Fati nuk ishte me ne, por nuk duhet ta humbim vullnetin për ndeshjen e ardhshme, pasi duam të mbyllim me një fitore kundër Moldavisë. Ka qenë një lojë shumë e mirë, e luftuar, falënderoj të gjithë shokët. Nëse vazhdojmë kështu, do të kthehemi te momentet e lumtura. Jemi një skuadër shumë e fortë dhe vetëm duke luftuar të gjithë bashkë mund të ecim përpara. Sonte treguam një lojë shumë të mirë, le të vazhdojmë kështu me lojëra të mira“, deklaroi Bernard Berisha.





















