Lajme
Befason Mustafaj/ ‘Edhe emrin e partise. . .’- ja si shprehet per partine e Jozefina Topallit

Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e komisionit përzgjedhjes te kandidaturave për deputetë në PD ka deklararuar mbrëmjen e sotme se komisioni i përzgjedhjes bëri çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi.
Të gjithë po flasin për partinë e re të Jozefina Topallit. Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, thotë se e ka pritur me ke`qardhje vendimin e ish-kryeparlamentares.
Ai tha se nëse Jozefina nuk do të mund të mbledhë të gjithë të pakënaqurit nga Rama dhe Basha, atëherë kjo është aventurë që tregon mendjelehtësi.
“E prita me çudi dhe ke`qardhje. Partia Demokratike është koalicioni opozitar. Unë parashikoja që krijimi i kësaj analize të shoqërohej me një analizë pse ka dështuar Gramoz Pashko, Dashamir Shehu, Genc Pollo.
Nëse zonja Topalli do të mund të mbledhë të gjithë të pakënaqurit nga Rama dhe Basha, mendoj se do të jetë një punë e dobishme. Nëse nuk i mbledh, atëherë kjo është aventurë që tregon mendjelehtësi.
“Ne si komision kemi bërë çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi. Për mua ishte jnë shprehje e një egoje të tepruar. I daltë i hajrit, unë do të doja shumë që ajo të ishte në Kuvend se do të mblidhte njerëz që nuk e duan Ramën.
Edhe emrin “Lëvizja për Ndryshim” ia kam gjetur unë me Astrit Patozin. Është fraza ime ajo. Nëse Topalli do të mbledhë njerëz që nuk kanë besim tek Opozita dhe urrejnë Ramës, kjo është diçka shumë e mirë.”, tha ai.




















