Connect with us

Sport

Bashkimi i Lubotenit i pandalshëm, shkëlqen Gzim Bakievski

Publikuar

Skuadra e Bashkimit të Lubotenit ka arritur fitore të bindshme ndaj Reçicës duke e mposhtur atë me rezultat 6-1 në kuadër të xhiros së 5 të ligës së tretë të futbollit vendor.

Gzim Bakievski ka vazhduar me paraqiten e tij fantastike në fushën e lojës, duke shënuar 2 gola dhe duke bërë 2 asistime.

Golashënues në këtë ndeshje ishin edhe Enis Muca me dy realizime, si dhe Erkan Fetahu dhe Bejtulla Abdullahu me nga një gol.

Pas kësaj fitore Bashkimi i Luboteni rënditet në tabel i dyti në ligën e tretë, kështu duke konfirmuar seriozitetin e kësaj skuadre për dalje në ligën e dytë të futbillit vendor.

NA NDIQ NË FACEBOOK