Lajme
Basha mohon akuzat e Bellanicës: Nuk e kam takuar asnjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij lidhur me rolin që ka pasur në dosjen e përpiluar ndaj krerëve të UÇK-së.
Kreu i PD-së ka mohuar gjithashtu të ketë pasur një takim me qytetarin nga Krusha, Miliam Bellanica, i cili pohonte se i kishte dorëzuar Bashës kasetën me filmimet e masakrës së Krushës.
“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, (apo BBC), në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij”, është shprehur Basha në Opinion.
“Për kasetën besoj që e morën përgjigjen të gjithë shqiptarët, që ishte një fabrikim. Absolutisht nuk ndjehem as i dëmtuar as i kërcënuar nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten të njëjtat akuza. Janë sajesa absolute dhe ju këtu në këtë studio I jeni përgjigjur të gjitha atyre akuzave”.
I pyetur nëse është takuar me Bellanicën, Basha thksoi: “Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që kaseta është marr nga BBC dhe është transmetuar më pas nga 180 kanale botërore…Sipas pohimeve kaseta është marr nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim”.
.





















