Connect with us

Kosovë

Avioni ushtarak me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin sapo u nis në Hagë!

Publikuar

Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sapo janë nisur për në Hagë me një aeroplan ushtarak.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza.

Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

​Thaçi, Veseli e Selimi mbërrijnë në ANP, pritet të udhëtojnë për në Hagë

Në aeroportin ushtarak në Sllatinë ku ndodhet edhe baza ushtarake e KFOR-it, kanë mbërritur ish-presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti e LVV-së, Rexhep Selimi të cilët pritet të udhëtojnë drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë aeroport më herët ka arritur edhe një avion ushtarak.

Përpos forcave të KFOR-it nuk është parë diçka tjetër.

Edhe gjatë ditës së djeshme është arrestuar Jakup Knasniqi i cili është transferuar për në Hagë.

Pas, konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë nisur drejt aeroportit për të udhëtuar drejt Hagës.

NA NDIQ NË FACEBOOK